Zëri si Charlie Hebdo, provokon me ilustrime politikanët e Kosovës (Foto)
Kujdes nesër, gazeta Zëri ka paraqitur politikanët në një mënyrë siç nuk i keni parë.

Lajme
Atë nuk bënë ta shohin ata që janë nën moshën 16 vjeç.
Gazeta në numrin e nesërm sjell të ilustruar, liderët politik dhe udhëheqësit e shtetit të Kosovës.
Thuhet se u kushtohet pikërisht atyre, madje për lexuesit do të jetë edhe një poster si kujtim të udhëheqësve të vendit.
Por, siç mund të shihni secili nga ta është paraqitur ndryshe nga që jemi mësuar.
Secili nga ta ka edhe shenjën e Playboy, revistës e cila paraqet vetëm vajza të zhveshura.
Kjo ballinë duket se vjen si provokim për politikanët tanë të cilët reaguan pas grafiteve të publikuara të Presidentes Atifete Jahjaga, e që i konsideruan si liri të shprehjes./ Lajmi.net