‘Star Wars’ thyen rekordin e ‘Avatar’, bëhet filmi më i shikuar në Amerikë (VIDEO)

Pjesa e shtatë e filmave të 'Star Wars' mban kreun si filmi që është shikuar më së shumti në kinematë amerikane.

ShowBiz

06/01/2016 18:09

‘Star Wars: The Force Awakens’ është filmi numër një në Amerikë i të gjitha kohëve.

Në kohë shumë të shkurtër, pjesa e shtatë e serisë së Star Wars ka arritur të fitojë nga shitja e biletave aq sa ‘Avatar’ ka fituar gjatë gjithë kohës së shfaqjes, transmeton lajmi.net.

Kështu, në 20 ditë ‘The Force Awakens’ ka arritur të mbledhë 750 milionë dollarë vetëm në Amerikë, pas 8 milionë dollarëve të fituara të martën.

Megjithatë, filmi i Star Wars është shumë karg shumës prej 2.78 miliardë dollarëve që Avatar ka mbledhur në gjithë botën, e që është filmi më i shikuar globalisht i të gjitha kohëve.

Poashtu, ‘Avatar’ dhe ‘The Force Awakens’ janë filmat e vetëm në Amerikë që kanë kaluar shumën prej 700 milionë dollarëve të fituara./lajmi.net

YouTube player