Një 31 vjeçar vritet në Kavajë, autori arrestohet në flagrancë

Një 31 vjeçar është vrarë me armë zjarri rreth orës 10:30 minuta në fshatin Luz të Madh në Kavajë. Sipas policisë viktima është shtetasi me inicialet Ismet Xhani, 31 vjeç banues po në Kavajë.

Lajme

04/01/2016 12:50

Ndërkohë është arrestuar i dyshuari si autor Xhevdet Saraçi, 56 vjeç, po banues në Kavajë. Sipas policia i dyshuari si autor ka tentuar të largohet por është arrestuar menjëherë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë 10-she. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe shkaqet e konfliktit që çuan në këtë ngjarje.