Ismail Kadare nderohet me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”
Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, ka koleksionuar një tjetër çmim sa i përket karrierës së tij si njeri i letrave.
ShowBiz
Kadare është vlerësuar me çmimin Legjioni i Nderit nga shteti i Francës. Ishin mediat franceze ato të cilat njoftuan sot se Ismail Kadare është vlerësuar me titullin në fjalë.
Kujtojmë që ky është një nga çmimet ndërkombëtare që ka marrë Kadareja, ai para disa vitesh mori çmimin “Princi i Asturias” në Spanjë.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të vendit tonë librat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës, ai ka qenë shumë pranë marrjes së çmimit Nobel në letërsi.