Hajni i ‘Home Alone’, i tmerruar nga videoja e Kevinit të rritur (VIDEO)
Një nga hajdutët e filmave 'Home Alone' ka xhiruar një video mjaft intereante, si përgjige për atë të Kevinit.
ShowBiz
Javën e kaluar, aktori që ka luajtur djaloshin e vogël Kevin në ‘Home Alone’, Macaulay Culkin, është parë në një video ku ka përsëritur rolin që e ka bërë të famshëm.
Këtë herë ai shfaqet si një i rritur e i traumatizuar nga ngjarjet që i kanë ndodhur atij në filma, kur është harruar i vetëm në shtëpi dhe është ndjekur nga dy hajdutë të shtëpive, transmeton lajmi.net.
Kevini i rritur kërcënon hajdutët, ndërsa njëri nga ta tani ka bërë një video ku shfaqet i tmerruar nga Kevin i frikshëm.
Daniel Stern, që ka luajtur rolin e Marv, bërtet duke thirrur kolegun e tij e duke i thënë: “Fëmija është kthyer – e kam parë në internet. Eja më gjej Harry, jam shumë i frikësuar”.
Ndërsa në fund bën një bërtitmë ku duket se Kevin e ka gjetur atë dhe është kthyer për hakmarrje.
Fansat e filmave janë ndarë shumë të kënaqur me këtë seri të videove që po bëjnë aktorët./lajmi.net

