Filmi më i ri i ‘Star Wars’ me rekorde marramendëse! (VIDEO)

Ja sa para ka mbledhur filmi në vetëm një javë të shfaqjes.

ShowBiz

24/12/2015 18:40

‘Star Wars: The Force Awakens’ çdo ditë që nga dita e fillimit të shfaqjes po ngrehë numër rekord të shikuesve.

Vetëm në shtatë ditë të shfaqjes, filmi ka mbledhur 363.5 milionë dollarë në Amerikë ndërsa 765.9 milionë dollarë në gjithë botën, transmeton lajmi.net.

Kështu, është në rrugë që të bëhet filmi më i shpejtë që ka arritur të fitojë mbi 1 miliard dollarë globalisht, pasi është e sigurt që pas këtij vikendi do ta arrijë këtë shifër.

Gjithashtu, në Box Office Amerikan duket se ‘The Force Awakens’ do të zhvendosë filmat ‘Avatar’ dhe ‘Titanic’ nga majat gjatë tri muajve të shfaqjes.

Episodin e shtatë të filmit po e distribuon Disney, të cilët kanë dhënë 200 milionë dollarë për realizim./lajmi.net

YouTube player