Shikoni si i shpëtojnë vdekjes gjashtë pasagjerët e një helikopteri (Foto/Video)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një plazh në Australi, ku një helikopter është rrëzuar nga erërat e forta vetëm disa metra larg nga turistët të cilët po rreziteshin, raporton Mirror.
Fun
Bob Carroll nga Australia, ka deklaruar se helikopteri Eurocopter AS350 është përplasur me dy pemë para se të përfundonte në një pishinë, transmeton lajmi.net.
Në momentin e aksidentit në helikopter ndodheshin gjashtë pasagjerë dhe piloti, por çuditërisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.
E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet helikopteri duke provuar të ulet në një pistë të vogël, kur papritmas pushtohet nga disa erëra të forta që e shtyjnë para.
Por në pamundësi për ta kontrolluar, helikopteri përfundon i përplasur mes dy pemëve, derisa nga lëvizja e helikës bie në një pishinë që fatmirësisht askush nuk ishte në të. (lajmi.net)