Edhe Obama fans i “Star Wars”, shfaqë filmin në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)

Obama mezi pret ta shikojë filmin e ri të 'Star Wars'.

ShowBiz

19/12/2015 14:06

Duke folur përpara gazetarëve, përpara se të nisë pushimet e tij dy-javore në Hawai, Obama tha se kjo konferencë ishte thjesht pjesë e axhendës së tij.

“Kjo nuk është një nga ngjarjet më të rëndësishme që po zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë. Sot do të shfaqim edhe filmin e ri “Star Wars” për familjet e patriotëve dhe fëmijët e tyre, kështu që unë do përpiqem të jem sa më konciz,” tha Obama.

Presidenti amerikan nuk është i vetmi lidër amerikano-verior që flet për filmin e ri “The Force Awakens”. Edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e pa filmin me një grup fëmijësh të sëmurë.

Ndërsa në fund të konferëncës që zgjati gati një orë, Presidenti amerikan tha: “Mirë pra, kaq ishte, tani më duhet të iki të shoh ‘Star Wars’”.
Ndërsa më herët në, edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest hyri në sallën e konferencave për shtyp i shoqëruar nga personazhet e “Star Wars”, dy Stormtroopers dhe R2-D2. Filmi i shumëpritur nga të gjithë fansat do të shfaqet në Teatrin e familjes në Shtëpinë e Bardhë.

Deri më tani “Star Wars: The Force Awakens” ka thyer rekord me të ardhurat e mbledhura në Amerikë dhe Kanada nga shitja e biletave, vetëm në natën e parë të shfaqjes. Shuma e mbledhur ka shkuar në 57 milionë dollarë./oranews

YouTube player

john-earnest-1024