Del lista përfundimtare para nominimeve të Oscars për filmin e huaj – a është ‘Babai’
Filmi 'Babai' humbet shansin për t'u nominuar për Oscar.
ShowBiz
Është publikuar lista e nëntë filmave të huaj që do të jenë në garë për t’u nominuar për çmim ‘Oscar’.
Filma nga Belgjika, Kolumbia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda dhe Jordania u përzgjodhën nga një listë me 80 të tillë.
Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet më 28 shkurt 2016.
Lista e filmave të huaj për fitimin e këtij çmimi është si më poshtë:
Belgjika – “The Brand New Testament” me regjisor Jaco Van Dormael
Kolumbia – “Embrace of the Serpent” Ciro Guerra
Danimarka – “A War” Tobias Lindholm
Finlanda – “The Fencer” Klaus Haro
Franca – “Mustang” Deniz Gamze Erguven
Gjermania – ”Labyrinth of Lies” Giulio Ricciarelli
Hungaria – “Son of Saul,” Laszlo Nemes
Irlanda – “Viva” Paddy Breathnach
Jordania – “Theeb” Naji Abu Nowar.