Ismaili dhe Topalli edhe pse s’ishin të suspenduar nuk u lejuan të hyjën në seancë (Video)
Deputetët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli edhe janë në mesin e gjashtë deputetëve të Opozitës që nuk u suspenduan nga seanca e sotme, ata nuk u lejuan që të hyjnë në sallën alternative ku po mbahet seanca për Buxhetin 2016.
Lajme
14/12/2015 14:06
Deputetët u kanë thënë mediave në hollin e Kuvendit, se sigurimi nuk u ka dhënë spjegim se pse po i ndalonte, vetëm u ka thënë se “thjeshtë nuk u lejohet të shkojnë lartë në sallën alternative ku po mbahet seanca e Kuvendit”, raporton lajmi.net.