Edhe një sukses për filmin ‘Babai’, regjisori i ‘The Godfather’ takon stafin (FOTO)

Francis Ford Coppola është takuar me regjisorin e filmit 'Babai', Visar Morina dhe aktorin Val Maloku.

ShowBiz

13/12/2015 00:01

Filmi kosovar ‘Babai’ është shpërblyer me çmimin special të jurisë në Marocco.

Me këtë rast, regjisori i filmit, Visar Morina dhe aktori i ri Val Maloku kanë takuar pas ceremonisë edhe regjisorin e madh që ka bërë edhe filmat ‘The Godfather’, Francis Ford Coppola, transmeton lajmi.net.

Ky është suksesi i radhës për filmin, që i ka hapur rrugën Valit, për të cilin ky padyshim që ishte një vit i madh.

Vali do të paraqitet në serialin amerikan ‘Legends’ dhe në filmin pranë të famshmes Jessica Chastain në filmin ‘The Zookeeper’s Wife’./lajmi.net