Tortë e shpejtë
Përbërësit: 200gr miell, 2 vezë, 200gr arra, 200gr sheqer, 2-3 lugë marmelatë kajsie, 200gr qokollatë për gatim, 1 limon, 50gr gjalpë, 1 pako aditiv për brumë, 200ml qumësht. Përgatitja: I thyejmë vezët në enën për përzierje, e shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri. I thërrmojmë arrat dhe i shtojmv në…
Lifestyle
Përbërësit:
200gr miell,
2 vezë,
200gr arra,
200gr sheqer,
2-3 lugë marmelatë kajsie,
200gr qokollatë për gatim,
1 limon,
50gr gjalpë,
1 pako aditiv për brumë,
200ml qumësht.
Përgatitja:
I thyejmë vezët në enën për përzierje, e shtojmë sheqerin dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri.
I thërrmojmë arrat dhe i shtojmv në enë.
Shtojmë pak qumësht. E shtojmë miellin e përzier pandërprerë me lugë, e shtojmë qumështin e mbetur.
Në anën e shpeshtë të rendes, në enë e grijmë lëvozhgën e limonit.
Kallëpin e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë dhe e derdhim në të brumin për tortë. E rrafshojmë sipërfaqen e brumit dhe kallëpin e vëmë në furrë.
Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Me thikë i lirojmë skajet e tortës nga kallëpi dhe e largojmë pjesën anësore të kallëpit. Tortën e lyejmë me marmelatë.
E thyejmë qokollatën dhe e shkrijmë mbi avull, duke e shtuar gjalpin e mbetur.
Me qokollatën e shkrirë e lyejmë tërë tortën. Sipas dëshirës sipër tortës mund të hedhim sheqer pluhur.
Presim tortën në copë dhe i vëmë në pjatën për servirje.