Ja si janë xhiruar skenat me Paul Walker në ‘Furious 7’, pas vdekjes së aktorit (FOTO)

Janë zbuluar pamjet që tregojnë se si janë ndërtuar skenat ku ne kemi parë aktorin Paul Walker në film, edhe pasi ai ka ndërruar jetë.

ShowBiz

11/12/2015 15:35

Aktori Paul Walker ka ndërruar jetë në një aksident më 30 nëntor të vitit 2013, derisa ai nuk kishte përfunduar ende xhirimet e të gjitha skenave.

Kështu, producentët kanë vendosur që të vazhdojnë me historinë e Brian O’Connor deri në fund të filmit, pa pasur nevojë për të gjetur një aktor që do ta zëvendësonte, transmeton lajmi.net.

Dy vëllezërit e Walker kanë xhiruar skenat e mbetura të vëllait të tij ndërsa me anë të teknologjisë dhe efekteve speciale, ata ia kanë arritur që ta sjellin me sukses pamjen e Paul në film.

Tani, Hollywood Reporter ka nxjerrë detajet se si vëllezërve të tij i është zëvendësuar fytyra me atë të vëllait Paul, transmeton lajmi.net

paulwalker

Në fotografinë 1 shihet skena e xhiruar nga Caleb Walker, fotoja 2 tregon një nga skenat që Paul ka xhiruar më herët, por që nuk është përdorur. Tek 3 shihet se si ata e kanë bërë fytyrën e tij të duket sikur është fotografuar gjatë ditës për të zëvendësuar me atë të Caleb, ku rezultati shihet në fotografinë 4.

Filmi ‘Furious 7’ ka dalë të jetë një sukses i vërtetë i këtij viti, pasi ka mbledhur 1,7 miliardë dollarë gjatë kohës së shfaqjes në kinema./lajmi.net