Grupi ‘Haveit’ reagon ndaj ngjyrosjes së objektit të Qeverisë (FOTO)
Grupi protestues kosovar ka reaguar edhe ndaj veprimit që qeveria ka bërë së fundmi.
ShowBiz
‘Haveit’ është një grup të rinjësh që janë artistë e njëkohësisht edhe protestues ndaj parregullsive që po bëhen në vendin tonë.
Ata mbahen mend më së miri për daljen në sheshin e Prishtinës për të larë rrobat gjatë verës, pasi kanë pasur mungesë të ujit, ndërsa tani vijnë me një fotografi tjetër protestuese, transmeton lajmi.net.
Një nga anëtaret e grupit është veshur në një fustan të bardhë me ka pozuar me gishtat e mesit lartë para objektit të qeverisë, i cili është ngjyrosur në ngjyrë portokalli për nder të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave./lajmi.net