Adele me shitjen më të madhe të një albumi në histori që në javën e parë (VIDEO)

Albumi '25' nga adele ka arritur të shesë 3.48 milionë kopje në Amerikë, vetëm në javën e parë të daljes.

ShowBiz

30/11/2015 18:09

Rekordet për Adele nuk kanë të ndalur. Ajo kryeson shitjen e albumeve në Amerikë këtë javë, kadje duke shitur shumën marramendëse prej 3.48 milionë kopje të këtij albumi.

Përveç ’25’, edhe albumi tjetër i artistes, ai i viti 2011 ’21’ ka arritur që përsëri të ngjitet në top dhjetëshen e albumeve më të shitura, ndërsa është albumi më i shitur i të gjitha kohëve, shpallur nga Billboard, transmeton lajmi.net.

Rekordi është mbajtur nga grupi N*SYNC deri tani, pasi në vitin 2000 grupi ka shitur 2.42 milionë kopje në javën e parë.

Albumi gjithashtu ka arritur që në një javë të bëhet albumi më i shitur i vitit 2015 në Amerikë, ndërsa edhe në Angli është albumi që ka arritur më së shpejti të shesë 1 milion kopje./lajmi.net

YouTube player