Kullat e Dukagjinit në qendër të Prishtinës (FOTO)
Në kuadër të festës së 28 nentorit, me 27 dhe 28, në Prishtinë po mbahen disa aktivitete artistike.
ShowBiz

Në këtë ekspozitë të veçantë që po mbahet në kryeqytet, janë paraqitur disa nga kullat shqiptare të realizuara në formë skulpture.

Kullat e realizuara janë: Kulla Papaj-Tropojë, Has Shqipëri, shek 18; Kulla e Kuklecit – Isniç Deçan shek 18; Kulla e Jashar Pashës, fshati Leshan, Pejë shek 19; Kulla e Osdautajve, Isniç Deqan, shek 19 dhe Kulla e Isa Boletinit, fshati Boletin, Mitrovicë, transmeton lajmi.net.

Kjo ekspozitë është realizuar me ftesë të komunës së Prishtinës nga tre artistë të rinjë: Nol Kristaj, Florent Pista dhe Ardian Kolaj./lajmi.net
