A është e mundur që një fotograf ta ndryshojë botën? (Video)

CNN shkruan se historia është e mbushur me imazhe ikonike – një njeri i cili qëndron para një rreshti të tankeve në Pekin, një polic Vietnamez i cili e qëllon me armë një njeri në kokë, ushtarët duke i marrë nën kontroll plazhet e Normandisë etj.

Bota

27/11/2015 10:21

Por këto fotografi, a rezultojnë në ndryshim të vërtetës, apo ato janë vetëm një pasqyrim i fakteve dhe asgjë më shumë?

“Unë nuk besoj se foto-gazetaria është një punë shumë e rëndësishme”, thotë foto-gazetari Eros Hoagland, transmeton lajmi.net.

“Fotografitë e mia dhe të kolegëve të mi nuk ndryshojnë asgjë, prandaj le të ndalemi së pretenduari se ato ndryshojnë diçka. Nëse dëshironi t’i ndihmoni njerëzit, bëhuni doktor dhe punoni në një lagje të varfër ku njerëzit nuk mund ta përballojnë një doktor.

Unë nuk e kam bërë për ta ndryshuar botën. Unë e kam kuptuar shumë shpejtë që bota nuk dëshiron të ndryshohet”, ka shtuar ai.

Por të gjitha këto qëndrime janë një kontrast shumë i madh me fotografen Dona Ferrato, e cila për dekada të tëra është marrë me një ndër format më të fshehura të konfliktit: abuzimin familjar.

“Unë besoj se fotografitë e kanë fuqinë të ndryshojnë shumë gjëra – të ndryshojnë ligjin, mentalitetin e shoqërisë, mund edhe ti ndryshojnë njerëzit”, ka thënë ajo.

Ajo ka investuar shumë në punët e saj, Ferrato është bërë shumë më shumë sesa një dokumentare e thjeshtë, në atë kuptim që ajo ka punuar aq shumë saqë të sigurohet që fotografitë e saj me të vërtetë e kanë aftësinë për ta ndryshuar botën.

Shembull për investimin e saj është puna e saj me një grua të quajtur Elizabeth, të cilën është duke e fotografuar qe 33 vite.

“Unë besoj se këto storje janë rreth thyerjes së ciklit të abuzimit dhe për këtë unë përfshihem thellësisht me çdo familje”, thotë ajo.

Një herë, gjatë një seti fotografik me një çift, Garth dhe Lisa, ajo e dokumenton momentin kur burri e godet gruan në tualetin e tyre.

Kjo kishte qenë plotësisht e papritur për të, dhe kur ai kishte provuar ta godiste prapë, kjo ia kishte kapur armën dhe e kishte ndalur ndërsa ai e kishte shtyrë këtë dhe i kishte thënë të mos përzihet në punët e tij dhe gruas së tij. / lajmi.net