Seriali i famshëm amerikan xhiron një episodë në Prishtinë (FOTO)
Edhe një herë, trojet shqiptare përdoren negativisht në një projekt artistik amerikan.
ShowBiz
‘Homeland’ po transmeton episodin e pestë dhe në episodin e tetë i cili është shfaqur të dielën në mbrëmje, një nga skenat është xhiruar në Kosovë.
Quinn, një nga personazhet e serialit, i cili është pjesëtar i CIA-s është marrë nga një grup terroristësh, të cilët kanë shkuar pikërisht në Prishtinë, pasi kanë devijuar rrugën për në Siri, ku Quinn ka menduar se po shkonin, transmeton lajmi.net.
Në Prishtinë ata kanë shkuar në një shtëpi ku po jetonin një familje e devotshme muslimane, ndërsa mashkulli i shtëpisë ka vendosur mallin dhe armët për kontrabandë.
Ata kanë marrë gjërat dhe tregojnë se kurrë nuk e kanë pasur në plan të shkojnë në Siri, por do të dërgojnë armët në Berlin./lajmi.net


