Përmirësohet Audi RS3, për të kapur një shpejtësi prej 300kmh (Foto)
Një kompani gjermane ka përmirësuar modelin RS3 të Audi, i cili tani ka një performancë më të mirë.
Auto & Tek
Përmirësimi i sjellë Audi RS3 një fuqi totale prej 435PS (apo 430 kuaj-fuqi), që prodhohet nga motori me pesë cilindra 2.5-litërsh.
Çiftet rrotulluese tani dërgojnë 605Nm të shpërndara në mes të 1,925-5,750rpm, duke lejuar MTM Audi RS3 të kapë 100kmh në vetëm 3 sekonda, dhe një shpejtësi prej 200kmh në vetëm 13 sekonda, transmeton lajmi.net.
MTM thotë se nëse rrotat mund ta përballojnë shpejtësinë, modeli i tyre i përmirësuar RS3 do të thyente barrierën e 300kmh. (lajmi.net)