Çfarë ndodh kur pas ndarjes, bëheni prap bashkë me partnerin mashtrues?

Disa partnerë të pafat u bënë “maniak të xhelozisë” dhe disa të tjerë vendosën që të vazhdojnë njëjtë, edhe pse partneri i tyre i tradhtoi.

Lifestyle

23/11/2015 18:48

Disa njerëz, partnerët e të cilëve kanë qenë të pabesë ndaj tyre, kanë ndarë eksperiencat e tyre pas “pajtimit” me partnerët mashtrues.

Prej ri-ndërtimit të marrëdhënies e deri tek zbulimi se partneri ka tradhtuar përsëri, përdorues në Reddit kanë ndarë përvojat e tyre të tradhtisë nga partnerët.

Ata iu përgjigjen pyetjes: “Përdorues të Reddit, të cilët iu keni dhënë partnerëve edhe një shans pas tradhtisë që ua kanë bërë: Si është marrëdhënia juaj tani?”.

Këto ishin katër përgjigjet kryesore, nga të cilat duhet të merrni mësim dhe të dini si të veproni nëse ju ndodh e njëjta gjë:

1. Marrëdhënia përfundoi menjëherë sapo zbulova se më ka tradhtuar

“Ai më tradhtoi me ish-të dashurën e tij, por ajo e la atë”, tha një përdoruese. “E zbulova këtë nga mesazhet që ajo ia kishte dërguar, që i thoshte se tani duhet ta linte rehat”.

2. Më shndërroi në një maniake të xhelozisë

Një përdoruese në Reddit shpjegoi se si humbja e besimit “kurrë nuk zhduket” më. “Dëshiroja që të funksiononte, por kurrë nuk mund të mendoja mirë, dhe kështu u shndërrova në një maniake të xhelozisë”.

3. E fala atë, dhe tri vite më vonë zbulova se më kishte tradhtuar me shumë femra

Një përdoruese në Reddit, tregoi se si partneri i saj e tradhtoi përsëri edhe pse ajo e fali. “Tri vite më vonë, zbulova se ai kishte dalë me rreth tridhjetë femra të tjera”.

4. Ia fala dhe tani jemi më mirë se kurrë

Disa përdorues të Reddit thanë se partnerët e tyre kanë qenë shumë të dehur kur i kanë tradhtuar, kështu që ua kanë falur. Ata thanë se gjashtë javë më vonë ndiheshin më të lumtur se kurrë më parë, se para se ata t’i tradhtonin. Na afroi më shumë, tha një përdorues. (lajmi.net)