‘Game of Thrones’ befason fansat me promot e sezonit të ri! (FOTO)
Seriali Game of Thrones ka gëzuar shumë fansa, sidomos ata të personazhit Jon Snow.
ShowBiz
Ende po vazhdon saga ‘Jon Snow’, dhe pas gjashtë muajve nga finaëja që ka shokuar të gjithë fansat e serialit, tani spekulimet se personazhi i Jon Snow është në fakt gjallë.
HBO ka zbuluar posterët e parë promovues për sezonin e gjashtë të ‘Game of Thrones’ dhe në të është Jon Snow i gjakosur, por duket i gjallë, transmeton lajmi.net.
Së pari fotografitë kanë filluar të bëjnë bujën në internet, kur nëpër New York dhe Los Angeles janë vendosur posterë të mëdhenj që kanë bërë të ndalen shumë fansa, të befasuar.
Megjithatë, ende nuk dihet asgjë sigurtë, pasi që vetë aktori që luan rolin e edhe kolegët e tij dhe krijuesit e serialit kanë treguar se Snow nuk do të kthehet.
Pas publikimit të posterit, përfaqësuesit e HBO të pyetur se a do të thotë se Jon Snow është pjesë e sezoit të shtatë, ai është përgjigjur: ‘Këtë nuk mund ta them’.
Kështu, fansat duhet të presin deri në prillin e vitit të ardhshëm për të parë fatin e tij./lajmi.net
Kayfabe is dead @netw3rk pic.twitter.com/3kCHckQ8xJ
— James Mecker (@JimmyMecks) November 23, 2015