Ja sa bileta janë shitur për filmin e ri të “Star Wars”, një muaj para shfaqjes! (VIDEO)
Star Wars: The Force Awakens pritet të thejë të gjitha rekordet me fillimin e shfaqjes muajin e ardhshëm.
ShowBiz
Shumë filma do të ishin me fat nëse do të arrinin të fitonin 50 milionë dollarë në javën e parë të shfaqjes, ndërsa pjesa më e re e serisë ‘Star Wars’ ka arritur të fitojë më shumë se aq që tani!
Star Wars: The Force Awakens do të fillojë të shfaqet më 18 dhjetor ndërsa deri tani ka arritur të shesë një numër të madh të biletave, duke kaluar shumën e 50 milionë dollarëve, transmeton lajmi.net.
Kështu, ekspertët parashikojnë se vetëm në javën e parë filmi do të arrijë të mbledhë deri 300 milionë $, duke arritur kështu të thejë të gjitha rekordet./lajmi.net
