Thaçi: Toleranca ndaj këtyre veprimeve kriminale duhet të jetë zero

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se opozita ka sulmuar fizikisht dhe i ka quajtur veprime kriminale të çmendura përdorimin e sprejit dhe gazit lotsjellës, nga ana e deputetëve të opozitës.

Lajme

17/11/2015 09:58

Ai tha se po pengohet puna e Kuvendit.

“Që një kohë ballafaqohemi me këto shfaqje në Kuvendit e Kosovës, duke dashur që t’i kontribuojmë qetësisë, kemi kaluar edhe vijën e kuqe të tolerancës. U përdor edhe helm ndaj kabinetit qeveritar. Duke mos pasur argumente për ballafaqim në Kuvend, deputetët opozitar i kanë sjellur të gjithë në një pozitë aspak të lakmueshme”, tha Thaçi, raporton lajmi.net.

Thaçi tha se puna do të vazhdoje dhe se askush nuk do të pengojë punën e Kuvendit.

“Toleranca ndaj këtyre veprimeve kriminale duhet të jetë zero”, tha ai./ Lajmi.net