Rolls-Royce më të bukur nuk keni parë ndonjëherë (Foto)
Rolls-Royce është sinonim i veturave luksoze. Sidoqoftë, edhe nëse kompania nuk e prodhon një model të veçantë, kompanitë që merren me ridizajnimin e veturave sigurohen që vetura të merr pamjen më të mirë të mundshme.
Auto & Tek
Modeli i tillë është Rolls-Royce Wraith, i cili pritet të shfaqet në shfaqjen e veturave në Dubai.
Vetura luksoze është aq e bukur sa që reperët më të njohur të botës sigurisht se do të dëshirojnë ta kenë atë në spotet e tyre.
Ngjyra e bardhë e mbulon tërë trupin e veturës, përderisa ajo ka një grilë prej ari, dorëza të dyerve prej ari, korniza të dritareve prej ari, mbrojtëse anësore me zbukurim prej ari dhe rrota 24-inç prej ari. (lajmi.net)