“Lodrat” e frikshme të ushtrisë ruse (Foto)

Me një kosto prej 70 miliardë dollarësh në vit, Rusia ka buxhetin e tretë më të madh në botë për mbrojtje. Shteti rus ka 845 mijë trupa, 22.250 tanke dhe 1399 avionë luftarakë. Edhe pse vendi nuk konsiderohet e njëjta superfuqi që ka qenë më parë, forcat e armatosura ruse, kanë pësuar një transformim të madh që nga rizgjedhja e presidentit Vladimir Putin, në vitin 2012.

Bota

11/11/2015 22:44

Ja një rishikim i disa prej makinerive më të fuqishme ushtarake ruse.

1 – Hedhësi i raketave të komanduara
1-Hedhësi-i-raketave-të-komanduara

Kjo anije është e pajisur me 8 raketa konvencionale dhe 20 raketa anti-ajrore. Anija përmban një ekuipazh prej 68 marinarësh dhe arrin një shpejtësi deri në 100 km/orë.

2 – PantsiR-S1
2-PantsiR-S1

Një kombinim i raketahedhësve dhe sistemit të raketave anti-ajrore. Sistemi përbëhet nga 12 raketa-lëshues dhe 2 topa automatikë efektivë kundra-airorë që godasin avionë dhe helikopterë, apo dhe raketa balistike.

3 – Një nëndetëse thuajse e padukshme
3-Një-nëndetëse-thuajse-e-padukshme

E para nga 6 nëndetëset elektrike të prodhuara, “Novorossiysk” u nis nga kantieri detar i Shën Petersburgut vitin e kaluar. Projektuesit e saj thonë se, teknologjia që është përdorur për ndërtimin e saj, e bën praktikisht të “padukshme” kur zhytet në det.

4 – Avioni luftarak Mig-35
4-Avioni-luftarak-Mig-35

I dobishëm qoftë për luftimet ajër-ajër, interceptimet (gjuajtës kapës) ashtu edhe për goditjet preccise në tokë. I aftë të arrijë një shpejtësi prej 2400 km/h, pavarësisht se është 30% më i madh se paraardhësit e tij. Mig-35 është i aftë të shkatërrojë objektivat e tij si në det ashtu dhe në tokë nga një largësi e madhe.

5 – Sistemi i raketave BUK-2
5-Sistemi-i-raketave-BUK-2

Ky është përfolur si sistemi që rrëzoi avionin e “Malaysia Airline” mbi Ukrainë në vitin 2014, por asgjë nuk është konfirmuar. Gjithësesi, raketat e këtij sistemi të avancuar “9M317” mund të arrijnë deri në 14 km lartësi (më lart se çdo avion gjuajtës ose spiun).

6 – Yars RS-24
6-Yars-RS-24

Një sistem raketash balistike termobërthamore, që mund të arrijë deri në 10 mijë milje. E projektuar për të zëvendësuar raketat “Topol-M”, janë vendosur në punë që nga viti 2010. Çdo raketë është Testatë “Multiplat” (shumë kokëshe) dhe ka fuqinë e 100 “Little Boys” – bombës atomike që u hodh në Hiroshima në gusht të vitit 1945.

7 – “Konkordi” rus
7-Konkordi-rus

Tupolev Tu-160” është avioni supersonik luftarak më i madh në botë. Ai u projektua nga Bashkimi Sovjetik në vitet ’80 (gjatë Luftës së Ftohtë), por aktualisht ka pësuar modifikime dhe përmirësime të ndjeshme. Ai ka motorët më të fuqishme që ka pasur një avion ushtarak ndonjëherë. Arrin të mbajë deri në 40 ton armatime. Ekuipazhi i tij përbëhet nga 16 persona.

8 – Tanku T-90
8.-T-90

Tanku luftarak më i avancuar i përdorur ndonjëherë nga forcat e armatosura ruse. Arma e saj kryesore është topi kryesor, por gjithashtu përmban edhe një grup armësh automatike të telekomanduara kundër avionëve.

9 – Nëndetësja bërthamore “Borei”
9.-Nëndetëset-bërthamore

Me peshë 14.700 ton, nëndetëset “Borei” me raketa bërthamore, janë pak më të vogla se paraardhëset e tyre të tipit “Tajfun”. Me një kapacitet prej 16 raketash balistike “Bulava”, që secila mban 6-10 mbushje dhe arrin një largësi deri në 8.300 km, kjo nëndetëse ka një forcë të pallogaritshme shkatërruese.

10 – Helikopteri “Mi-28 Havoc”
10-Helikopteri-Mi-28-Havoc

Ky është helikopteri sulmues kryesor i ushtrisë dhe forcave helikopterike ruse. Ai mund të mbajë deri në 4 raketa antitank disa topa dhe një mitraloz 33 mm antitank.