Filloreta Berisha reklamon Mercedes Fans Schweiz (Video)
Filloreta ia ka arritur të bëhet modelja që reklamon veturën luksoze

ShowBiz
Bukuroshja shqiptare që jeton në Zvicër, Filloreta Berisha në spektaklin “Miss Auto Zurich”, të mbajtur me 1 nëntor në Cyrih u shpërblye më dy çmime: përcjellësja e parë (vendi i dytë) dhe “Miss Fotogjenia”.
Por këto suksese duket se nuk i kanë mjaftuar vajzës më origjinë nga Kosova e cila banon në Sempach të Lucernit. Ajo është bërë pjesë e reklamës së Mërcedes-it, shkruan “albinfo.ch”.
Këto ditë është publikuar edhe trailer i videos së Mercedes Fans Schweiz, pjesë e së cilës është 20 vjeçarja Berisha.
