Cana luan ndaj ish-skuadrës së tij
Lorik Cana do të luajë ndaj skuadrës së tij të dikurshme Olympique Marseille.
Sport
Nantes dhe Marseille përballen këtë xhiro në kuadër të Ligue 1, ndërsa Cana këtë ndeshje e nis nga fillimi.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, ishte i lidhur me një rikthim te Marseille gjatë verës, mirëpo në fund një transfer i tillë nuk u realizua.
Futbollisti tjetër i Kombëtares, Ermir Lenjani, ndodhet në bankën rezervë.