5 vendet më të ‘frikshme’ në botë – aty është edhe një objekt në Prishtinë (Foto)

Ekzistojnë disa vende të çuditshme - dhe të frikshme njëkohësisht - nëpër botë, të cilat nëse do t’i vizitonit nuk do të ndjeheshit aq mirë.

Fun

01/11/2015 18:34

Por, më e çuditshmja është se në këtë listë të lëshuar nga një webfaqe e huaj e quajtur ‘GeekVip’, si vend i frikshëm është cilësuar edhe objekti i hotelit ‘Grand’ në Prishtinë.

Sipas kësaj webfaqe, këto janë vendet më të frikshme në botë:

1. Capela dos Ossos – Evora, Portugali
chapel-of-bones
“Kisha e kafkave” ishte ndërtuar nga një murg më 1500, i cili e dekoroi më pas atë me kockat e rreth 5,000 murgjve të tjerë. Nëse nuk ju duket mjaft i frikshëm, dy trupa janë të varur në tavan, dhe njëri prej tyre është fëmijë. Jezusi sigurisht nuk do të ishte krenar për këtë kishë.

2. Hoteli ‘Grand’ në Prishtinë
grand_hotel_prishtina
Hoteli i madh në kryeqytetin e Kosovës nuk është aq i ‘madh’ më. Gjatë luftërave brutale ballkanike të viteve të 90’a, militantët serbë përdorën hotelin si një vend për torturimin dhe ekzekutimin e të burgosurve të tyre. Kjo webfaqe e cilëson këtë hotel si mjaft të frikshëm për të qëndruar një natë aty, pasi të kujton atë çfarë serbët kanë bërë në dhomat e tij.

3. Katakombet e Parisit
catacombs-of-paris
Rrjeti i tuneleve nën ‘qytetin e dritave’ është mbi 200 milje i gjatë dhe është shtëpi e rreth 6 milionë trupave. Disa pjesë të katakombit janë të hapura për publikun si një muze zyrtar, por pjesët e tjera janë të mbyllura, por vizitohen në mënyrë të paligjshme nga mijëra turistë kureshtarë, transmeton lajmi.net.

4. Pylli Aokigahara në Japoni
aokigahara-forest-aka-the-suicide-forest-imgur
Bukuria e këtij pylli afër malit Fuji venitet në pseudonimin e tij si ‘Pylli i Vetëvrasjes’. Për rreth 60 vite, rreth 100 njerëz në vit kanë vrarë veten në këtë pyll. Është një problem i rëndë në Japoni që autoritetet lokale nuk janë të sigurt se si ta ndalojnë atë.

5. Arkivolet e varura në Filipine
hanging-coffins
Fiset lokale e praktikojnë këtë zakon të vjetër për t’i varur arkivolet mbi shkëmbe, me shpresën se ata do të jenë më afër Parajsës. Dhe çfarë pamje se! (lajmi.net)