Aubameyang: Dua të bëhem si Messi dhe Ronaldo.
Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se dëshiron të e arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Sport
Aubameyang është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme duke shënuar 13 gola në 11 ndeshje në Bundesligë, ndërsa synimi i tij është arritja e nivelit të Ronaldos dhe Messit.
“Është diçka të cilën dua ta arrijë, të jem më i madhi. Ronaldo dhe Messi mund të shënojnë tre herë në një ndeshje dhe katër në ndeshjen tjetër”, tha sulmuesi i Dortmund.
“Tashmë e kam përjetuar një periudhë me Jurgen Kloppin, por po mundohem ta kem edhe një tjetër me Tuchel”, theksoi ai.