Nëntori, muaji i ditëlindjeve të mëdha

​Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti ka kujtuar ditëlindjen e Zahir Pajazitit, Hero i Kosovës dhe Komandant i UÇK-së, i cili ra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën në Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar 1997.

Lajme

01/11/2015 12:26

“Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit bëri kthesën vendimtare në Lëvizjen e Rezistencës së popullit tonë dhe paraqet fillimin e daljes në sipërfaqe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me identitet të dalluar”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social facebook.

Kurse, Kadri Veseli ka shkruar në facebook se nëntori nuk është vetëm muaji i fitoreve të mëdha historike, muaji i rënieve të atyre që jetën ia kushtuan kauzës së lirisë, por edhe muaji i ditëlindjeve të mëdha, sikurse është ditëlindja e militantit të pashoq të UÇK-së, Zahir Pajaziti.

“Nderim të përjetshëm veprës së tij dhe të gjithë atyre që jetuan, punuan dhe ranë për Kosovën e lirë”, ka shkruar ai./KosovaPress/