Çarje e madhe e tokës hapet në malet e SHBA-së (Foto)
“Prerja” e madhe e tokës i ka habitur njerëzit, por për këtë ndodhi ka një shpjegim shkencor.

Bota
Një çarje e madhe e tokës është shfaqur në malet Bighorn të Wyoming, SHBA. Çarja e madhe i ka habitur disa gjahtarë, të cilët ishin mahnitur nga çarja që kishte ndodhur brenda javës.
Fotografitë e kësaj çarje janë shpërndarë në Facebook duke bërë që shumë njerëz të mos e besojnë atë që shihnin.
Shfaqja e kësaj ‘humnere’ mendohet të ketë ndodhur si pasojë e forcave natyrore, dhe jo për shkak të ndonjë efekti artificial, transmeton lajmi.net.
Pasi të gjithë mësuan për këtë çarje, disa inxhinierë shkuan poshtë për ta vështruar atë.