Sot mos pini ujë që vjen nga Batllava

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët që furnizimin me ujë nga sistemi i Batllavës, se për shkak të punimeve që u zhvilluan dje në fshatin Lupq, sot uji në krojet e qytetarëve po i shkon i turbullt.

Lajme

01/11/2015 11:23

Kjo kompani kërkon nga qytetarët të mos shqetësohen dhe të kenë kujdes ditën e sotme, që ujin e pijshëm që vie nga sistemi i Batllavës t’a përdorin për hixhienë dhe destinime tjera, përveç për pije jo, deri në stabilizimin e turbullirës, e që pritet shumë shpejtë.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, njoftoi dje të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së Batllavës, përfshirë 70% të Prishtinës me rrethinë, semund të ketë çrregullime në sistemin e rrjetit të ujësjellësit rreth 6 orë.

KUR ”Prishtina” thotë se u detyrua që ditën e djeshme të ndërpresë prodhimin e ujit nga sistemi i Batllavës rreth 6 orë, për shkak të fshatit Lupq dhe Vranidoll, pasi që këto fshatra qe 4-5 ditë kishin mungesë të ujit të pijshëm si shkak i dëmtimit të valvolave të rrjetit të ujit që e rregullojnë sistemin e furnizimit me u jë për këto dy fshatra.

“Dëmtimi i këtyre valvolave të ujit ka ardhë si shkak ivjetërsisë së tyre dhe manipulimit të tyre nga ana e personave të panjohur dhe të pandërgjegjshëm, ku si pasojë ka ardhë deri te mungesa e ujit në fshatrat Lupq dhe Vranidoll, 4 ditë rresht. Me përfundimin e punimeve që u realizuan dje nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm iu kthye normalitetit. Në përgjithësi, furnizimi me ujë po vazhdon të jetë stabil dhe kjo falë nivelit të kënaqshëm të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci dhe investimeve në rehabilitimin e rrjetave të ujësjellësit”, thuhet në një njoftim të kësaj kompanie./KosovaPress/