Këto 5 gjëra meshkujt nuk dëshirojnë t’i dëgjojnë nga femrat
Nganjëherë fjalët dhe frazat e caktuara kanë fuqinë që të shkaktojnë kaos në një marrëdhënie. Me fjalë të tjera, nëse nuk jeni mjaftueshëm të kujdesshëm për atë çfarë thoni, ju mund ta rrënoni marrëdhënien.
Lifestyle
Meshkujt me të vërtetë nuk kanë nevojë t’i dëgjojnë këto gjëra:
1. Ti je djali mamasë
Lidhja mes nënës dhe djalit është mjaft e fortë dhe e vështirë për t’u thyer – kështu, nëse dëshironi të bini në dashuri me ‘djalin e mamasë’, ju duhet të mësoheni me dashurinë e tij ndaj nënës.
2. Dua të di gjithçka rreth ish-të dashurës tënde
Jo vetëm që është temë tabu, por kjo është edhe humbje kohe. Meshkujt nuk dëshirojnë ta kujtojnë të kaluarën, çfarëdo qoftë ajo.
3. Shikoje atë vajzë sa e bukur që është!
Mos e provokoni partnerin duke e testuar aftësinë e tij për të të kushtuar vëmendje vetëm ty. Nuk ka nevojë ta krahasoni veten me një tjetër femër, transmeton lajmi.net.
4. Je shumë i turpshëm
Partneri juaj ‘i turpshëm’ mund të jetë ndryshe nga ju dhe të preferojë gjëra të ndryshme. Ju mund të preferoni partyt me shoqëri kurse ai jo. Juve mund të ju pëlqejë të jeni në shoqëri me shumë njerëz kurse atij jo. Kjo nuk do të thotë se ai është i turpshëm – dhe mos harro, ky lloj i mashkullit është më besniku!
5. A jam e bukur?
Kjo është një shenjë e paaftësisë. Nuk ka nevojë që ta dëgjoni atë duke thënë se sa e bukur jeni, nëse nuk ua thotë vetë pa ia kërkuar, atëherë do ta bëni të ndihet keq. Ju jeni e bukur përderisa ai iu bën të ndjeheni e tillë. (lajmi.net)