Dyshja Dritan dhe Serklana Gani, koncert në Prishtinë
Dyshja e muzikantëve, kontrabasistit Dritan Gani dhe pianistja Serklana Gani do të mbajnë koncert recital në Prishtinë.
ShowBiz
Mbrëmjen e 27 tetorit në Sallën e Kuqe, çifti Gani që prej kohësh jetojnë dhe vepron në Ankara të Turqisë do të interpretojë vepra nga kompozitorit Adolf Misek.
Koncerti vjen i organizuar në 60 vjetorin e vdekjes së kontrabasistit dhe kompozitorit të famshëm çek Misek ndërsa i paraprinë edicionit më të ri të Festivalit të Muzikës Kamertale “Kosova Kamerfest 2015”.
Dritan Gani gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë do të mbajë edhe një masterklas me studentët e Fakultetit të Arteve – Dega e Muzikës në Prishtinë.
Koncerti është mbështetur nga Universitetet “Hacettepe” dhe “Bilkent” të Ankaras./ lajmi.net