Katastrofa po afrohet, “Patricia” stuhia më e madhe ndonjëherë (Video)
Uragani “Patricia” mund të arrijë maksimumin teorik të një stuhie tropikale të arritur ndonjëherë në planetin tokë.
Bota
Qendra Nacionale Amerikane për uragane, kanë mbetur pa fjalë dhe nuk arrijnë ta përshkruajnë këtë stuhi e cila parashihet se mund të shkaktojë katastrofë të paparashikuar.
Meteorologët kanë ecur një hap tutje, duke thënë se kjo stuhi e cila po i afrohet brigjeve të Meksikës, mund t’i thyej të gjitha rekordet dhe të godet qytetet bregdetare.
“Një skenar i till, kur kemi të bëjmë me një stuhi të tillë e cila nuk mund të parashikohet as për nga fuqia me të cilën do të godit, është një makth për meteorologët”, thuhet në portalin slate.com, transmeton lajmi.net.
Për 30 orët e fundit, presioni qendror i uraganit “Patricia” ka 994 milibar që pritet të jetë uragani më i madh në botë.
Ndërsa shpejtësia gjatë orëve të fundit, ka arritur në 325 kilometra në orë./lajmi.net/