Vështirësitë që Leo DiCaprio ka kaluar gjatë xhirimeve të filmit të ri (VIDEO)
'The Revenant' është filmi që mund t'i sjellë aktorit Leonardo DiCaprio më në fund çmimin Oscar.

ShowBiz
Leonardo DiCaprio në një intersitë ka treguar për vështirësitë me të cilët ai është përballur për t’u përgatitur për rolin në filmin ‘The Revenant‘.
Ai i ka dërguar gjërat në një nivel tjetër për këtë rol, duke fjetur në mbetje të kafshëve, ka ngrënë bizon të papjekur dhe ka notuar rregullisht në ujë të ftohtë në hapsirë me borë, transmeton lajmi.net.
DiCaprio ka treguar gjithashtu se ai vazhdimisht ishte duke ngrirë dhe në hipotermi të mundshme.
Aktori luan rolin e një njeriu i cili ka përjetuar shumë vështirësi gjatë ikjes së tij në vitet 1800 në filmin që është ngjarje e vërtetë dhe ka dashur të përjetojë të njëjta gjëra që ka përjetuar personazhi që ai luan.
Ai është kandidat serioz për çmimin Oscar këtë vit ndërsa filmi ‘The Revenant’ ka marrë 12 nominime rpër çmimet Oscar./Lajmi.net

