Parashikime për vitin 2015 që filmi ‘Back To The Future 2’ i ka qëlluar (FOTO/VIDEO)
Sot është 21 tetori i vitit 2015, data kur dyshja e filmit ‘Back to the future 2’ kanë udhëtuar në të ardhmen nga viti 1989.
ShowBiz
Vizionet e filmit të vitit 1989 për produktet e vitit 2015 nuk ishin edhe aq të çmendura.
Në datën e sotme, personazhet Marty McFly dhe Doc Brown kanë udhëtuar nga viti 1989 dhe kanë hyrë në një vit shumë i avancuar teknologjik, me vetura që fluturonin, skateboarde fluturuese, videolojëra pa përdorur duart dhe holograme gjithandej.
Derisa disa prej këtyre produkteve ende nuk i ka ardhë koha, por shumica janë të gatshme për përdorim në vitin 2015.
Më poshtë keni disa prej gjërave për të cilat pjesa e dytë e trilogjisë ‘Back to the future’ ia ka qëlluar për këtë vit:
- Dronet personale
Dronet fluturuese kanë qenë gjithandej në këtë pjesë të filmit dhe pikërisht në vitin 2015 janë përdorur shumë edhe nga qytetarët e kohës së sotme.

- Tabletet dhe pagesat elektronike me telefon
Shikuesit mund të shohin pajisje elektronike të rrafshta dhe wireless në film dhe kohët e fundit këto pajisje po përdoren mjaft shumë për të bërë pagesa elektronike përmes aplikacioneve të ndryshme. Disa madje edhe përdorin shenjat e gishtave për njohje, mu si në film.

- Pajisje biometrike
Shenjat e gishtave për njohjen e një personi janë të përdorur në film, sidomos në një skenë kur e dashura e McFly përdor gishtin si çelës për të hapur derën e shtëpisë në vitin 2015. Megjithëse jo shëtpi, në ditët e sotme pajisjet si iPhone hapen vetëm me njohjen e shenjës së gishtit në pronarit të tyre.

- Komunikim përmes videos
Në film Marty pushohet nga puna përmes një video telefonate, shumë të ngjajshme me video thirrjet që bëhen këto ditë me aplikacione si Skype dhe Facetime.

- Video- syzet
Në një skenë të filmit, fëmijët e Martyt dhe Jennifer i neglizhojnë prindërit e tyre, duke shikuar televizor dhe duke biseduar në telefon, me përdorim të ‘syzeve të së ardhmes’. Google vitin e kaluar kanë lansuar këto syze, me emrin ‘Google Glass’ të cilat me kalimin e kohës po bëhen edhe më të avancuara.

- Veshje me teknologji të lartë
Në film, Marty ka një palë atlete Nike të cilat, në përdorim të energjisë, lidhen vetë. Njësoj ndodh edhe me xhaketën e tij, e cila me një buton vjen në masën tuaj. Edhepse nga Nike ka pasë një tentim për të bërë atlete të këtij lloji, përsëri nuk konsiderohet si një gjë që filmi ia ka qëlluar për vitin 2015.

- Skateboarde fluturuese
Megjithëse këtë vit janë prezantuar shumë dërrasa që qëndrojnë pa prekur në tokë, përsëri nuk mund të konsiderohet se ne kemi skateboarde që fluturojnë, siç është parashikuar në film.

- Vetura fluturuese
Në këtë pjesë, filmi nuk ia ka qëlluar aspak. Ata kanë parashikuar se trafiku rrugor nuk do të ishte kaq i ngarkuar këtë vit, pasi shumica e veturave do të ecnin në ajër, por këtu filmi ka shkuar pak larg. Edhepse që nga viti 1989 atyre i është dukur 2015-ta shumë larg dhe se do të ishte një botë komplet e pushtuar nga teknologjia.
