Kosova sërish kryetitull në mediat botërore: Përkrahësit e ISIS-it, dhe gazi lotsjellës i opozitës (Foto)

Media ndërkombëtare, dje dhe sot ka pasur në qendër raportimeve, në kryetituj ka pasur edhe Kosovën. Një rast që ka të bëjë me arrestimin e një hakeri kosovar që ka ndihmuar ISIS-in, dhe tjetri sulmi me gazlotësjellës i opozitës, dje në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

16/10/2015 10:55

Kosova, edhe pse vend i vogël, vazhdon të arrijë të prodhojë lajme me kryetituj për mediat botërore, raporton lajmi.net.

Fatkeqësisht, edhe kësaj here, jo ndonjë lajm të mirë. Kryeartikull për median botërore, sot është një djalë i ri nga Kosova. Ai është një kampion. Por, një kampion i mbrapsht.

a

Ardit Ferizi, rreth të 20-ave, me njohuritë e tij në fushën e teknologjisë informative, ka arritur të thyejë edhe softuerët kompjuterikë të Shtetit Amerikan, nga ku ka marrë informacione të rëndësishme për rreth 1000 zyrtarë të këtij shteti të cilat ja ka përcjellur liderëve të grupit terrorist ISIS.

Ai me këto informacione, ka bërë që t’u ofrojë mundësi terroristëve, që të arrijnë të zbulojnë adresat e zyrtarëve amerikanë, të cilët më pas do të ishin cak i sulmeve terroriste.

aaaa

Ferizi, lider i një grupi të hakerëve kosovarë, është arrestuar në Malajzi, ku kishte shkuar që të studioi për teknologji informative, nga ky edhe e kishte kryer sulmin kibernetik.

Ndërsa, lajmi tjetër që është publikuar pothuajse nga të gjitha mediat botërore, të mëdha e të vogla, ka qenë ai i sulmit të opozitës me gaz lotsjellës, në Kuvendin e Kosovës. Këto media kanë raportuar se si opozita po bllokon jetën politike në Kosovë, duke përdorur edhe armë të ndaluara. /lajmi.net

1

aaaaaa