“Hej” ofron mundësi punësimi për klientët

Komuniteti më i madh i të rinjve në Kosovë, “Hej”, që për disa vite rresht ofron argëtim dhe komunikim të plotë për përdoruesit e saj, ka njoftuar sot se ka shpallur një konkurs që i jep mundësi të reja punësimi përdoruesve të saj, dhe ua mundëson atyre një fillim të mbarë të karrierës së tyre.

Lajme

16/10/2015 10:01

Hej” do të punësojë 5 fituesit e konkursit, si agjentë të kujdesit ndaj konsumatorëve me orar të plotë, në mënyrë që anëtarët e komunitetit të mund të marrin një përvojë unike, mbështetje konsumatore dhe shërbim nga njerëzit që ata vetë do t’i zgjedhin për punë, thuhet nw njw komunikatw tw IPKO-sw.

“Përveç ofrimit argëtimit dhe mundësive më të mira për komunikim për anëtarët tanë të komunitetit Hej, ne gjithashtu synojmë ta zgjerojmë kontributin tonë duke i mbështetur të rinjtë e talentuar kosovarë për ta kapërcyer sfidën e vështirë të gjetjes së një pune. Për më shumë, ne duam që anëtarët e komunitetit Hej të vendosin se kush e fiton punën, në mënyrë që ndikimi dhe përvoja e tyre konsumatore të jetë edhe më e mirë “, tha Flutra Shehu, menaxhere për produkte dhe shërbime.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues për punësim në “Hej”do të bëhet përmes procesit tërësisht transparent, të hapur dhe publik, përmes votimit me SMS të kandidatëve të preferuar dhe do të shfaqet në televizion. Pas marrjes së rezultateve finale, 5 fituesit e garës do të punësohen në “Hej”.