Pensionohet Raul

Legjenda e Real Madridit, Raul, do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni me Neë York Cosmos, në nëntor.

Sport

15/10/2015 21:29

Ikona e Spanjës dhe Real Madridit, Raul do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni me New York Cosmos, në nëntor, ka njoftuar klubi.

Raul debutoi me Real Madridin më 1994 dhe qëndroi në klub për 16 sezone gjatë së cilave ndër të tjera fitoi gjashtë tituj të La Ligës dhe tri kurora në Ligën e Kampionëve.

Ai u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit nga Santiago Bernabeu me 323 gola, duke u barazuar së fundmi nga Cristiano Ronaldo.