Tramezzani: Kemi ndjekur 148 futbollistë me De Biasin

Paolo Tramezani, ndihmësi i Gianni De Biasit, ka duke treguar se si Shqipëria ka arritur deri në këtë pikë, sa punë është dashur ,e si e sheh ai Shqipërinë në fazën finale të Europianit.

Sport

15/10/2015 20:21

Paolo Tramezani, ndihmësi i Gianni De Biasit, ka folur për “Tuttomercatoweb” duke treguar se si Shqipëria ka arritur deri në këtë pikë, sa punë është dashur ,e si e sheh ai Shqipërinë në fazën finale të Europianit. Ai e ka konsideruar teknikun De Biasi si faktorin kryesor të ndryshimit të Shqipërisë.

“De Biasi ka qenë faktor për ndryshimin e Shqipërisë. Ai ka besuar që në ditën e parë. Ka pasur forcën dhe dëshirën për të ndjekur lojtarët, popullin dhe federatën.”

“Ai u përkushtua me përulësi, punë dhe shumë sakrifica. Kemi ndjekur 148 lojtarë të shpërndarë në të gjithë botën. Në Australi, në Kinë, Izrael apo edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, raporton “Sportal.al”.

Ndërkohë i pyetur se si e imagjinon Shqipërinë në “Francë 2016” ai shprehet :

“Kam përpara vetes dy imazhe: atë të një kombëtareje që për sa u përket tifozëve do të jetë ekipi me më shumë ndjekës në stadium. Jam krejtësisht i sigurt.

“Së dyti, në aspektin sportiv, mund të them që duam të bëjmë një paraqitje të mirë, pa i vendosur vetes limite apo kushte. Jemi të bindur se nuk do te jemi një skuadër për turizëm”.