A është pishman Januzaj që nuk e zgjodhi Shqipërinë?

Dhe, shtrohet pyetja: a është penduar dhe a është bërë pishman istogasi që nuk e zgjodhi Shqipërinë?

Sport

15/10/2015 19:04

Adnan Januzaj e refuzoi vjet Kombëtaren shqiptare, duke e zgjedhur përfaqësuesen e Belgjikës, me të cilën shkoi në Botërorin e Brazilit, shkruan Zëri.

Por, nga ajo kohë, ylli i Manchester Unitedit, i huazuar këtë sezon në Borussia Dortmund, ka mbetur si një hije, përcjell Zëri.

Atë nuk po e fton fare trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots, duke mbetur jashtë edhe në dy ndeshjet e tetorit.

Dhe, shtrohet pyetja: a është penduar dhe a është bërë pishman istogasi që nuk e zgjodhi Shqipërinë?

Kuqezinjtë u kualifikuan në Evropianin e Francës dhe Januzaj do ta kishte mundësinë të bëhet yll i ekipit të Gianni De Biasit.

Por, ai nuk u tregua i interesuar për Shqipërinë dhe tash ka përfunduar askund. Sidoqoftë, shpresojmë që Belgjika ta marrë në “Euro 2016”.