Santos kërkon dënimin e Neymarit

Santos ka kërkuar nga FIFA që ta dënojë sulmuesin e Barcelonës, Neymar me gjashtë muaj moslojë për shkak të parregullsive financiare në rastin e transferimit të tij në Camp Nou.

Sport

15/10/2015 16:05

Santos përfitoi shumë nga shitja e Neymarit në Barcelonë.

Mirëpo, klubi brazilian është i pakënaqur që ka përfunduar nën hetime për parregullsitë financiare në rastin e transferimit të tij në Camp Nou.

Andaj, presidenti i ri i Santosit ka kërkuar nga FIFA që ta ndëshkojë sulmuesin duke e dënuar me gjashtë muaj moslojë, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.