Kërkesat e Gjermanisë për njohje të Kosovës, bëjnë që Vuçiq ta çoj vendin në zgjedhje

Njohja e kufijve të Kosovës, sistemit energjetik, kodit telefonik si dhe zgjidhja e resurseve ujore të Gazivodës dhe përdorimi i vulave në Veri me stemë kosovare, për Beogradin zyrtarë konsiderohet si njohje indirekte e pavarësisë së Kosovës, dhe po cilësohet e pa pranueshme.

Lajme

15/10/2015 15:22

Këtë e ka theksuar Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, me të arritur në Beograd, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, ryeministri Vuçiq, pritet që së shpejti të qoj vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, për të pritur konfirmimin e publikut serb, për integrimet e mëtejshme evropiane.

Këto janë kushtet e Gjermanisë për Serbinë, për hapjen e kapitullit 35, të negociatave për antarësim të Serbisë në BE.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, sot do të zhvillojë takime me ambasadorët e pesëshes, SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, Francë dhe ItaliItali – përfaqësuesin e BE-së në Beograd.

Këtë takim ai do ta zhvilloj pas takimit me udhëheqësin e Kishës Serbe, Irinej, me të cilin do të diskutojë për kushtet e BE-së për Kosovën, dhe aplikimin e kësaj të fundit për pranim në UNESCO. /lajmi.net