Klubi më i pasur në botë
Manchester United është klubi më i pasur në botë, ka bërë të ditur “Brand Finance Football”.

Sport
Manchester United është klubi më i pasur në botë me 1 miliardë dollarë, ka bërë të ditur “Brand Finance Football”.
Deri vonë kryesonin Barcelona dhe Real Madrid, por tani “Red Devils” janë në pozitën e parë, falë rritjes së madhe në aspektin e marketingut, dhe marrëveshjes me sponsorë.
Tani, në pozitën e dytë gjendet Bayern Munich para Real Madridit.