Dramë në Iran, aeroplanit i bie një motor gjatë fluturimit

Aeroplani i tipit “boeing 747” i aviokompanisë iraniane “Mahan Air”, kishte mbetur pa motor në momentin që ishte ngritur në ajër nga aeroporti i Teheranit, por fatmirësisht e gjithë kjo dramë ka përfunduar pa të lënduar, raportojnë mediat iraniane.

Bota

15/10/2015 14:33

Aeroplani me 300 udhëtarë në bord ishte duke fluturuar për në Jug të Iranit, kur njëri nga motorët i ra në një fushë. Por për fat të mirë, ai ka arritur të aterroi në aeroport pa ndonjë problem, transmeton lajmi.net.

Mediat iraniane dhe rrjetet sociale ishin të shpejta në reagim, duke postuar kështu fotografitë e motorit të këputur nga krahu i aeroplanit.