Prokuroria largohet nga Kuvendi, nuk japin të dhëna
( E plotësuar) Ekipi i prokurorisë të cilët shkuan në sallën e Kuvendit për të hetuar ndodhitë e sotme, janë larguar nga vendi, duke mos treguar ndonjë të dhënë rreth hetimeve që i kanë bërë.

Lajme
Për këto, Prokurorja në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Fikrije Krasniqi, është shprehur se për të gjeturat do të informoheni me kohë./lajmi.net.
Prokuroria heton ngjarjet e sotme në Kuvend
Përveç pjesëtarëve të Forenzikës, të cilët kanë ardhur në Kuvend për të hetuar të gjithë ngjarjen që ka ndodhur sot, në ambientet e Kuvendit, kanë arritur edhe zyrtarë të Prokurorisë.
Ata do të hetojnë atë që ka ndodhur në seancën e Kuvendit, e cila nuk zgjati më shumë se 3 minuta, pasi deputetët e opozitës, hodhën gaz lotsjellës./lajmi.net