A po e poshtëron opozita Kuvendin e Kosovës?
Hera e fundit që Kuvendi i Kosovës është poshtëruar në këtë mënyrë ka qenë në korrik të vitit 1990, kur policia serbe vendosi gjendjen e jashtëzakonshme dhe okupoi Kosovën pasi kishte suprimuar autonominë një vit më herët.

Lajme
Në atë kohë edhe ishin dëbuar qytetarët shqiptarë nga institucionet publike. Më 2 korrik të vitit 1990, 114 delegatë shqiptarë të Kuvendit të Kosovës u detyruan të mblidheshin para tempullit të demokracisë kosovare për të vendosur institucionalisht gurin themeltar të shtetësisë së Kosovës.
Atyre u ishin mbyllur portat e objektit të cilat ishin zaptuar prej milicisë serbe dhe rrethuar me tanke e autoblinda. Në pamundësi për të hyrë brenda, ata u detyruan që të tuboheshin afër ndërtesës ku edhe bën Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Prej asaj kohe, ky i sotmi është akti më i dhunshëm i kryer në qendrën e demokracisë në Kosovë. /lajmi.net