Blerta Deliu për seancën e sotme: Tragjikomike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu hedhjen e gazit lotsjellës që u përsërit sot në sallën e Kuvendit ku pritej të mbahej seanca plenare e ka quajtur si tragjikomike.

Lajme

15/10/2015 10:51

Ajo në një postim në Facebook i ka publikuar disa fotografi në të cilat shihen pamje ku edhe është hedhur gazi lotsjellës, që ka detyruar kështu largimin e deputetëve nga aty, raporton lajmi.net.

Përkundër masave të rrepta nga ana e Policisë, për t’iu shmangur këtyre situatave të ngjashme si herën e kaluar, nuk ka pasur mundësi që të evitohet një gjë e tillë./lajmi.net.