10 gjëra që nuk duhet ti thoni në punën tuaj

Nëse dëshironi të shpërbleheni dhe të vlerësoheni më shumë në punë atëherë duhet ti eliminoni disa shprehje.

Lajme

14/10/2015 10:44

Ish-punëtorja e kompanisë Google ka thënë se femrat duhet të ndalojnë të përdorin fjalën ‘vetëm’ kur dëshirojnë të kërkojnë leje.

Në një artikull të fundit të ‘Women 2.0’, Leanse ka thënë se punëtoret femra duke e përdorë fjalën ‘vetëm’ e qesin personin me të cilin janë duke folur në një pozitë të “prindërit” duke i jap mundësinë të kenë më shumë autoritet dhe kontroll.

Por Dr. Travis Bradberry, bashkëthemelues i Talent Smart, ka thënë se kjo nuk është e vetmja fjalë që duhet shmangur pasi që ekzistojnë edhe plot fjalë tjera të cilat mund të dëmtojnë karrierat tuaja.

“Pa marrë parasysh sesa i/e talentuar jeni apo se çfarë keni arritur, gjithmonë do të ekzistojnë disa shprehje që ju i përdorni e që mund të ndikojnë në mënyrën se si ju shikojnë tjerët.” Ka thënë ai për një artikull të LinkedIn.

Më poshtë, në listën të cilën lajmi.net e transmeton për ju, i keni 10 ‘vrasësit’ e karrierave të cilat nuk duhet ti thoni në zyrën tuaj:

1) Nuk është e drejtë

http://media.collegetimes.com/uploads/2014/07/thats-not-fair.gif

Sa i përket kësaj thënje, Dr.Bradberry ka thënë se: “Të gjithë e dimë që jeta nuk është e drejtë. Duke thënë se nuk është e drejtë, ju i bëni të kuptojnë tjerët se ju mendoni që gjithçka duhet të jetë në rregull, gjë që të bën të dukesh i papjekur dhe naiv. Nëse nuk dëshironi të keq, ju duhet të qëndroni prapa fakteve, si dhe të qëndroni konstruktiv.”

2) Kështu e kemi bërë gjithmonë

http://www.businesscomputingworld.co.uk/wp-content/uploads/2012/02/Improve-Work-Efficiencies.jpg

Ndryshimi dhe avancimi i teknologjisë ka ndikuar aq shumë saqë edhe një proces 6 mujor mund të ndryshohet brenda asaj periudhe.

Duke thënë se ‘kështu e kemi bërë gjithmonë’, jo vetëm që të bën të dukesh përtac dhe njeri kundër ndryshimeve për të mirë, por edhe mund ta bëjë shefin tuaj të mendojë se pse ti nuk ke provuar vetë që të përmirësosh disa gjëra.

Nëse ti gjithmonë i ke bërë gjërat të njëjtën mënyrë, atëherë padyshim që ekziston ndonjë mënyrë më e mirë, e që duhet ta gjesh.

3) Nuk ka problem

http://www.reactiongifs.com/wp-content/uploads/2013/06/NO-PROB.gif

Kur dikush të kërkon të bësh diçka ose të falënderon për diçka, dhe ti ju përgjigjesh me ‘Nuk ka problem’, ti je duke lënë të nënkuptojnë se kërkesa e tyre ka mundur të jetë problem, dhe kjo i bën që ata persona të ndihen sikurse janë duke të imponuar ty.

Çfarë ti duhet të bësh në të vërtetë, është që të ju tregosh se ti je i lumtur me punën që je duke e bërë.

Ti duhet të thuash diçka si “Ishte kënaqësia ime”, pasi që gjuha është shumë delikate dhe mënyra se si i interpretojmë fjalët ka ndikim jashtëzakonisht të madh tek njerëzit.

4) Për një minutë do ta përfundoj

http://nbe.gov.ge/files/auction_images/img_33665.jpg

Duke thënë se do ta përfundoni detyrën e caktuar për vetëm një minutë, ti je duke i dëmtuar aftësitë e tuaja si dhe jeni duke krijuar përshtypjen se ju nxitoni gjatë kryerjes së detyrave.

Përpos nëse në plot kuptimin e fjalës ti do ta përfundoni atë detyrë për 60 sekonda, atëherë nëse jo ndiheni i lirë të thoni se ‘Kjo nuk do të marrë shumë kohë’.

Asnjëherë mos premtoni apo mos thoni se do ta kryeni punën më herët sesa që është e mundur të kryhet puna.

5) Do të provoj

http://www.careerealism.com/wp-content/uploads/2011/03/03.04.11-How-to-Stay-Focused-at-Work.jpg

Siç mendon edhe e gjithë bota, përpjekja tingëllon si një ‘tentativë’ dhe len të kuptojmë se ju keni mungesë vetëbesimi në aftësitë tuaja për ta përfunduar një detyrë të caktuar.

Nëse dikush ju kërkon të kryeni një detyrë, ju ose vendosni ta kryeni atë detyrë, ose ofroni një alternativë tjetër, por mos thoni se ju do të provoni pasi që len të nënkuptohet se ti nuk do të mundohesh aspak.

6) Ai është i paaftë/dembel etj.

http://mediaresources.idiva.com/media/photogallery/2012/Mar/how_to_handle_criticsm_at_work.jpg

Asnjë gjë e mirë nuk fitohet nëse ju e kritikoni kolegun tuaj.

Nëse kritika juaj është e saktë, atëherë padyshim që të gjithë e dinë këtë tanimë, kështu që nuk është nevoja që ju ta cekni herë pas here.

Por nëse kritika juaj është e pasaktë, atëherë ju do të jeni ai që duket sikur një person i paaftë/dembel etj.

7) Kjo nuk thuhet në kontratën time

http://zdnet4.cbsistatic.com/hub/i/r/2014/10/03/c1b2a001-4b38-11e4-b6a0-d4ae52e95e57/resize/370x370/b8ace4e06529a93cb8836c69e3fdbb7c/lazy-at-work-not-really-igen-zaw2.png

Kjo frazë që shpeshherë është sarkastike të bën të dukesh sikurse ti je i gatshëm të japësh vetëm minimumin e kërkuar që ta marrësh një rrogë, e që është gjë e keqe për sigurinë e punës suaj.

Nëse shefi juaj të kërkon diçka që është e pavend për pozitën tuaj, atëherë lëvizja më e mirë është që ju ta përfundoni detyrën me padurim.

Më vonë, ju duhet të bisedoni me shefin tuaj dhe të diskutoni pozitën tuaj në kompani, si dhe të diskutoni nëse kontrata juaj ka nevojë për përmirësim ose diçka e ngjashme.

Kjo e pamundëson që ju të dukeni keq dhe përtac në sytë e shefit tuaj, gjithashtu edhe ju ndihmon që të krijoni një lidhje mirëkuptimi mes teje dhe shefit tuaj.

8) Nuk është faji im

http://www.joshuanhook.com/wp-content/uploads/2015/01/catndog-fault.jpg

Asnjëherë nuk është ide e mirë të fajësoni dikë.

Bëhuni përgjegjës, dhe nëse keni qenë pjesëmarrës i ndonjë situate ku diçka ka shkuar gabim, atëherë merrni përgjegjësinë.

Por nëse jo, atëherë qëndroni i qetë dhe pas fakteve, si dhe leni pastaj shefin dhe kolegët tuaj të arrijnë një konkluzion se faji i kujt ka qenë.

9) Nuk mundem

“Nuk mundem” është motra e “Nuk është faji im”.

Njerëzit, e sidomos shefat, nuk dëshirojnë ta dëgjojnë këtë pasi që ju i leni të nënkuptojnë se ti nuk dëshiron ta bësh atë detyrë.

Nëse ju njëmend nuk dëshironi të bëni një detyrë të caktuar për shkak se ju e dini se nuk i keni aftësitë e mjaftueshme për atë detyrë, atëherë ju duhet të ofroni një zgjidhje alternative.

Kështu që në vend se të tregosh se çfarë nuk mund të bësh, trego se çfarë mund të bësh.

P.sh., në vend se të thuash “Nuk mundem të qëndroj vonë sonte”, mund të thuash “Unë mundem të vij nesër shumë më herët në mëngjes, a bën kështu?”.

10) E urrej punën time

http://www.crystalstokes.com/wp-content/uploads/2014/06/hate-my-job.jpg

Gjëja e fundit që dikush do të dëshironte në punën e tyre është që të dëgjonte dikë tjetër të ankohet për punën e tij/saj.

Duke u ankuar asisoj, juve ju bën të dukeni si një person negativ si dhe e ulë moralin e grupit. /Lajmi.net